Muzeu i Dibrës është krijuar dhe funksionon si institucion që nga viti 1964, në fillim si një pavion dhe në vitet në vazhdim duke u zgjeruar. Muzeu ka rreth 2000 objekte me mjaft vlera, disa prej të cilave janë shumë të rralla duke filluar nga ato arkeologjike, si vegla pune stralli, enë të ndryshme prej balte, armë zjarri, shpata, objekte personale të figurave historike dhe një pasuri të madhe etnografike, që nga objekte blegtorale, bujqësore, të kuzhinës dhe deri te veshjet e llojeve të ndryshme të krahinave të Dibrës. Rreth 80 % e këtyre objekteve që ndodhen në mjediset e këtij muzeu janë origjinale. Muzeu ndodhet në qendër të qytetit të Peshkopisë, rreth 30 metër larg bulevardit kryesor. Përbëhet nga pavioni i historisë, arkeologjisë dhe etnografisë, që pasqyrojnë gjithë historinë dhe kulturën materiale e shpirtërore të Dibrës nga neoloiti i hershëm, deri në ditët tona. Në muze janë të ekspozuar dhe figura të shquara, atdhetare dibrane si: kryetari i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit-Iliaz Pashë Dibra, kryetari i Pleqësisë të Kuvendit të Vlorës-Haxhi Vehbi Dibra (Agolli), nënkyetari i Qeverisë së Përkohshme të Vlorës-Dom Nikollë Kaçorri, luftëtarë dhe udhëheqës të kryengritjeve popullore dibrane, që luftuan për autonomi, pavarësi e liri kombëtare
We don't know much about Dibra Virtual Tours, but we're sure Dibra Virtual Tours is great and the profile will be completed soon.
... Show More
... Show Less
I speak:
Albanian
My last virtual tours
Related virtual tours
Internet Explorer is not compatible with Klapty. We support recent versions of major browsers such as Google Chrome, Firefox, Safari, and Edge. Thank you for your understanding.
Select Country
Add a new price plan package
See more content right now, for free
Login for free in one click to be a part of the great 360° adventure
Login for free in one click to be a part of the great 360° adventure
Login for free in one click to be a part of the great 360° adventure
Embed the Klapty virtual tour onto your website
Copy and paste the code in the HTML part of your website, the virtual tour will appear directly on it ;) (Embed/iFrame)