Ok
| 360 tour et VR
Sine e Poshtme, Sine, Albania
Tourism, Heritage Sites, Museums and Cities
“Muzeu i Kastriotëve”, në fshatin Sinë të Dibrës ndodhet vetëm 20 kilometra larg qytetit të Peshkopisë. Në vitin 1985 kjo zonë është përcaktuar nga historianët si qendra e Principatës së Kastriotëve dhe vendlindja e heroit kombëtar të shqiptarëve Gjergj Kastriot Skënderbeut. Për këtë në fshatin Sinë e Poshtme u ndërtua po në këtë vit muzeu. nEkzistenca e “Kepit të Skënderbeut”, “Gurëve të Gjinit”, si dhe gjetja e një mbishkrimi në gur, gjatë gërmimeve për plita,çuan në ndërtimin e muzeut, i cili në përbërje të tij ka patur në një sërë objektesh te luftëtarëve të mbledhura ndër vite. nGjatë viteve ’90 edhe ky muze u plaçkit dhe duket se kjo gjë nuk po përfundon ende. Në maj të vitit 2011 u bë i mundur rikonstruksioni i muzeut, pasi ishte njoftuar që do të mbërrinte nga Italia Giorgo Marino Skënderbe, dhe fatmirësisht punimet ishin mbyllur një ditë më parë. nTashmë “Muzeu i Kastriotëve” është në rregull jashtë dhe thuajse bosh brenda. nKrahas rrugës së shkatërruarr, e cila pengon së tepërmi ardhjen e vizitorve, me keqardhje konstatohet edhe “humbja” e objekteve. nNjë banor të zonës thotë: ”Komuna duhet të japë 50 mijë lekë (të vjetra), për personin që do ta mirmbajë dhe do të luaj rolin e cicëronit,por ato nuk më japin asnjë lek,se m’a lanë mua si detyrë”. nKështu qënka i shkruar fati i monumenteve tona, fat i pështirë mes plaçkitjeve dhe grabitjeve.
... Show More
... Show Less
-
Like this tour 0
-
714 view(s)
We don't know much about Dibra Virtual Tours, but we're sure Dibra Virtual Tours is great and the profile will be completed soon.
... Show More
... Show Less